Në javën e shtatë të Super Ligës së Kosovës në futboll, Trepça ’89 e ka mposhtur Llapin 3:1.
Otto John i xehetarëve shënoi dy gola, ndërsa tjetrin Muharrem Jashari, njofton Klan Kosova.
Për llapjanët, golin e vetëm e realizoi Florim Berbatovci.
Përkundër humbjes, Llapi vazhdon të mbetet lider i Super Ligës me 14 pikë, kurse Trepça ’89 tash pozicionohet në vendin e dytë me dy pikë më pak.
Kronikë nga Emanuell Syla.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.