Trepça '89 ka arritur që ta përmbys rezultatin në pjesën e dytë në ndeshjen që po luhet në Mitrovicë përballë Gjilanit të Ismet Munishit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1 në favor të Gjilanit, por me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë Trepça 89 ka arritur që ta kthejë rezultatin në favorin e saj ku të dy golat për Trepçën '89 i shënoi Arbnor Muja, njofton klankosova.tv
Ky rezultat i siguron '89-shit një vend në Superligën e Kosovës edhe për edicionin e ardhshëm.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.