Trepça ’89 ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Abdullah Oyekanmi, në minutën e 6’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Arbnor Muja e dyfishoi rezultatin për vendasit, me një gol në minutën e 80’.
Krejt çka bëri Dukagjini, është ngushtimi i epërsië me një autogl të Halitit, në minutën e 85’.
Trepça ’89 pas fitores renditet në vendin e tetë me 29 pikë, pas 26 ndeshjeve. Ndërsa Dukagjini është në pozitën e gjashtë me 32 sosh. /Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LI
SHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.