Lajmet e fundit

Trepça '89 është kampion vjeshtor i Superligës së Kosovës në futboll.
Mitrovicasit konfirmuan pozitën e parë në renditje duke mposhtur Lirinë në Prizren me rezultat 3:0.
Dy golat e Oto John dhe një i Florent Hajdarit nuk gjetën përgjigje nga prizrenasit.
Kështu skuadra nga qyteti verior i Kosovës grumbullon 39 pikë, pesë më shumë se Prishtina në pozitën e dytë, dhe në pushim shkon si kampion.