Lajmet e fundit

Kampioni i Kosovës, Trepça ’89, sot në ora 18:00 pret klubin suedez, Vikingur, në ndeshjen kthyese për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Trepçës i duhet vetëm fitorja, andaj ata presin përkrahjen jo vetëm të torcidave por edhe të fansave kosovarë të klubeve të tjera.
Prandaj, ky klub, me rastin e ndeshjes së parë të një klubi kosovar si vendës në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ka ftuar të gjithë kryetarët e klubeve të tjera që të jenë të pranishëm në stadiumin “Adem Jashari”.
Këtë ftesë ata e bënë përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.
https://www.facebook.com/KFTrepca89/posts/859323470882044