Lajmet e fundit
Trepca '89 është bërë gati për finalen e Kupës së Republikës në futboll, që luhet të dielën, në stadiumin e Prishtinës, nga ora 16.

Skuadra nga Mitrovica, që e ka fituar këtë trofe vetëm njëherë më parë në historinë e saj, më 2012, po pret ta marrë atë edhe sivjet.
Për këtë, minatorët janë mobilizuar si ekip, duke bërë edhe një fushatë mediale për të kërkuar mbështetje më të fuqishme nga fansat dhe tifozët. Së fundmi, klubi ka bërë një video, ku lojtarët e ekipit thonë se janë gati për sfidën ndaj Ferronikelit, që fundjavën e kaluar u shpall kampion i Kosovës, ndërsa vjet pati fituar pikërisht kupën.
Trepca '89 ndonëse ka qenë njëra nga skuadrat më të mira të pasluftës në Kosovë, asnjëherë nuk ka arritur të shpallet kampion. Disa herë ka përfunduar në pozitën e dytë.
Videon e bërë gati nga klubi mund ta ndiqni këtu: