01.06.2019 · përditësuar para 2618 dite1 min lexim
Ka përfunduar ndeshja e barazhit mes Vëllaznimit dhe Trepça ’89, ku kjo e fundit doli fituese me rezultat 4-2.
Ka qenë futbollisti Richard Asare ai që e ka realizuar golin e parë të kësaj ndeshje në minutën e 13-të, duke e kaluar Trepçën ’89 në epërsi, (1-0).
Ndërsa Vëllaznimi e barazoi rezultatin në minutën e 26-të, nëpërmjet Tun Bardhokut, transmeton Klan Kosova.
Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej në barazim, në skenë doli Almedin Murati që realizoi për 2-1 pas një aksioni model të nisur nga Labinot Jetullahu.
Vetëm 11 minuta pasi filloi pjesa e dytë, erdhi goli i barazimit për 2-2. Arb Manaj shënoi me kokë pas harkimit të Muharrem Jasharit.
Në minutën e 65-të, minatorët e kthyen epërsinë, me golin e bukur të shënuar nga Hasan Hysen për 3-2.
Ndërsa në minutën e 87-të erdhi goli i qetësisë për Trepçën ’89, i shënuar nga Engjëll Hoti.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.