Lajmet e fundit

Liria është mposhtur nga kampioni në fuqi, Trepça, në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ me rezultat 0:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superligës së Kosovës.
Otto John realizoi golin e parë për mysafirët pas 20 minutash lojë, ndërkaq Arb Manaj me golin e tij vulosi fitoren për mitrovicasit në minutën e 86-të.
Kështu, Trepça e ka kaluar Lirinë në radhitjen tabelare, pasi që të dyja zënë pozitat katër dhe pesë me nga 47 pikë.