Lajmet e fundit
Skuadra që kryeson ligën superiore të Kosovës në futboll e ka konfirmuar veten si pretendent kryesor për të marrë titullin e këtij edicioni

Trepça '89 e ka mposhtur Prishtinën në ndeshjen e xhiros të radhës të Superligës së Kosovës, me rezultat 1-0.
Mitrovicasit kaluan në epërsi me golin e Oto John, pas assistimit të Fiton Hajdarit, katër minuta pas fillimit të takimit.
Prishtinasit patën rastet e tyre për ta barazuar rezultatin, në të dy pjesët, por nuk arritën ta bëjnë këtë gjë.
Me këtë fitore vendasit e thellojnë në nëntë pikë dallimin me mysafirët, duke lehtësuar rrugën drejt titullit.