Lajmet e fundit
Për titullin kampion Kosove dhe pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, respektivisht për pjesëmarrje në kualifikimet për Ligën e Europës, dy skuadrat kosovare kanë marrë shpërblimet përkatëse nga UEFA

Dy skuadrat kosovare që u paraqitën në gara europiane, Trepça '89 dhe Prishtina, kanë marrë shpërbimet për sukseset e arritura.
Kampioni në fuqi, Trepça '89 ka marrë 480 mijë euro, një pjesë e të cilave për titullin kampion në Superligë, ndërsa tjerat për pjesëmarrje në kualifikimet në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa, skuadra kryeqytetase Prishtina ka pranuar shpërblimin prej 215 mijë eurosh, për sfidën në kualifikime për Ligën e Europës.