Media spanjolle raportoi disa ditë më parë se trajneri i ri i Real Madridit i ka thënë ish-mbrojtësit të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, se ai nuk është në planet e klubit.
Megjithatë, Daily Mail sot pretendon se këto raportime nuk janë të vërteta, pavarësisht një fillimi të vështirë në Madrid. Trent aktualisht është i lënduar, ka luajtur vetëm 11 ndeshje këtë sezon dhe nuk ka dhënë ndonjë kontribut të rëndësishëm për Realin.
Sipas Transfermarkt, ai vlen 70 milionë euro. Ai mbërriti te Reali si një yll i madh verën e kaluar, pasi fitoi kampionatin anglez me Liverpoolin.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.