Në Gjermani, një tren rajonal në Nordbahn është përplasur me makinën në të cilën gjendeshin dy persona.
Aksidentit nuk i mbijetoi shoferi i makinës, ndërkaq pasagjeri në makinë u plagos rëndë dhe u desh të transportohej me helikopter në spital, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv
Zjarrfikësit dhe policia federale iu përgjigjën vendit të aksidentit.
Rreth 50 pasagjerët në tren nuk u lënduan. Departamenti i zjarrfikësve evakuoi trenin dhe transportoi pasagjerët me autobus në stacionin më të afërt. / Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.