Lajmet e fundit

Për tre vjet të fundit, një kompani hekurudhore ka ndaluar tek një stacion i largët treni në veri të Japonisë për të marrë vetëm një udhëtar.
Më pas treni ndalon për ta dërguar atë sërish në shtëpi në fund të ditës.
Udhëtarja është një nxënëse, e cila çdo ditë e kap trenin nga stacioni i largët në Kami-Shirataki në orën 7:04 të mëngjesit, për të mbërritur në klasë me kohë, dhe kthehet menjëherë në orën 17:08.
Po, ajo e ka shërbimin e saj personal të trenit.
Vetëm imagjinoni...
Kompania kishte planifikuar ta ndalojë shërbimin e trenit sepse ishte pothuajse i papërdorshëm, por më pas e kuptuan se nxënësja – emri i së cilës nuk është bërë i ditur – kishte nevojë për të që të shkonte në shkollë çdo ditë.
Stacioni tani do të mbetet i hapur për të, deri sa ajo të diplomojë nga shkolla e mesme gjatë muajit mars, transmeton Klan Kosova.