Lajmet e fundit

Martin Amis, një nga romancierët më të mirë të shekullit XXI, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe nga botimet “Saras”.
“Unë jam policia. Mund të tingëllojë si një mënyrë e pazakontë të shprehuri ose ndërtim i çuditshëm i fjalisë. Por, ne kemi të folmen tonë. Me njëri-tjetrin nuk do të thoshim kurrë jam polic, police ose oficer policie. Thjesht, jam policia.
Unë jam policia. Unë jam policia dhe emri im është detektivja Majk Hulihën. Pra, jam dhe grua …”. Kështu e nis rrëfimin e saj detektivja Majk Hulihën, një personazh që prej vitit 1997 vazhdon të tronditë lexuesit me rrëfimin e saj.
Një rrëfim për shoqërinë bashkëkohore dhe krizën e mendjes në botën moderne, vjen me zërin e një gruaje, e cila nuk ka frikë të përballet me asgjë. Ajo vendos të ecë e vetme drejt errësirës, për të gjetur aty të gjitha arsyet e një rënieje morale që çdo ditë e më tepër po pëson individi dhe në fund të zgjedhë të vërtetën.
E lexuar në më shumë se 40 gjuhë, historia e detektives Hulihën tashmë mund të lexohet dhe në gjuhën shqipe. Shtëpia botuese “Saras” ka vetëm pak ditë që ka nxjerrë në librari një nga romanet më të mirë të viteve të fundit “Treni i natës“, shkruar nga romancieri i njohur britanik Martin Amis.
I përkthyer nga Fari Laçka, ky roman është dhe takimi i parë i një shkrimtari kalibri si Amis, me lexuesin shqiptar, duke ardhur përmes një historie që të përfshin, dhe njëkohësisht lë te ty jo vetëm shijen e një leximi të mirë, por dhe një rikthim të besimit, te gjërat që duken shpesh sikur nuk vlejnë më në ditët tona.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/11/06/treni-i-nates-rrefen-pasionet-e-fshehta-te-mendjes/