Një person ka pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:43 në fshatin Jagodë të Klinës.
Në këtë aksident janë përfshirë një tren dhe një mjet i punës - valak (ngjeshës).
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
"Personi i lënduar është dërguar për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, hetuesit e aksidenteve dhe hetuesit e aksidenteve të trenave të cilat po i zhvillojnë hetimet", deklaroi Gashi për Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.