Treni të martën e ka goditur një veturë në qytetin e Pejës, rreth orës 10:00.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
Ai pohoi se nuk ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
"Të lënduar nuk ka, ekipet kompetente janë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat për shkakun", ka thënë Gashi. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=YrlZnoTaKJU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.