Trendi i qarkullimit të parave të falsifikuara në Kosovë del të jetë rritës viteve të fundit.
Kjo bazuar edhe në numrin e rasteve me të cilat është marrë Agjencia e Kosovës për Forenzikë.
MAT ka qëndruar në këtë agjenci për të parë si bëhet procesi i ekzaminimit të parave të dyshuara si të falsifikuara.
Aty eksperti i kësaj agjencie, Feriz Selimaj, ka paraqitur të dhënat më detajisht për periudhën nga janari vitit 2024, deri në nëntor.
“Sa i përket vitit 2024 kanë ardhur për ekspertim për kartëmonedha 2013 dëshmi dhe nga ky numër fals kanë rezultuar, 1125 copë false dhe prej tyre. Kartëmonedha më false rezulton 50-shja, kurse te monedhat kemi gjendje tjetër. Nga janari deri në nëntor kanë ardhur 45 mijë 381 copë, false kanë dalë 35 mijë 719 dhe prej monedhave më së shumti false ka qenë 2 euro. 35 mijë e 397 dyeuroshe kanë qenë false”, ka thënë ai për emisionin MAT në Klan Kosova.
Dhe viti paraprak karakterizohej me të tilla shifra të larta, e ku dominonte monedha në vlerë dyeuroshe.
“Në vitin 2023 kartëmonedha kemi pasë 4 mijë e 235 dëshmi dhe nga ky numër false kanë qenë 2 mijë e 410, ka rënie të dëshmive, kurse monedha për vitin 2023 në periudhën e njëjtë kemi pasur 46 mijë 386 dëshmi. 40 mijë e 184 kanë dalë false”, shprehet ai.
Në dokumentet e siguruara nga MAT, 2-euroshja del se është më problematikja në gjysmëdekadën e fundit, krahas kartëmonedhave si 100-shja dhe 50-shja.
https://youtu.be/Ml9d0B3gtCk
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.