Lajmet e fundit

Ballkani edhe në ndeshjen e radhës në Superligë, nuk arriti të fitojë, pasi nga transferta në Ferizaj mori vetëm barazim, duke mbetur plot 10 pikë prapa Dritës, e cila e udhëheq renditjen tabelare në Albi Mall Superligë.
Nëpër debatet televizive të sportit, gjilanasit e kaltër tashmë po cilësohen nga opinionistët si kampionë të ardhshëm të Kosovës, teksa është hedhur si opsiom nëse dinastia e Ballkanit ta ketë fillimin e fundit.
Kjo eufori e krijuar si shkak i rezultateve shumë të mira të "Intelektualëve" dhe atyre negative të "Xhebrailave", duket që e shtyu presidentin e ekipit kampion të tre viteve të fundit të "gjuaj".
Marrë si shkak se në dy edicionet e fundit, Drita dështoi në fund për të triumfuar, sipas Arsim Kabashit, jo të gjithë dinë se si të shpallesh kampion.
Por si nisën "fërkimet" ndërmjet dy klubeve që viteve të fundit kanë luftuar për titullin e Superligës.
Një fotografi e shkrepur nga fotografi i Ballkanit, e që mori dhenë pas fitores së tyre në Gjilan, në fund të edicionit 2022/23, kishte ngacmuar "emocionet" e zyrtarëve të Dritës.
Pas fitores së suharekasëve me rezultat 1-2, ish-trajneri i "Xhebrailave", Ilir Daja, shfaqej në një moment si dominues, para ishit të gjilanasëve, grekut Akis Vavalis, raporton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2448810" align="alignnone" width="1245"]
Ish-trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, prapa tij ish-trajneri i Dritës, Akis Vavalis[/caption]
Triumfi i Ballkanit ndaj kundërshtarit direkt, si dhe barazimi 1-1 në derbin e qytetit të Gjilanit, bënë që suharekasit t'ia rrëmbenin Dritës titullin nga "dora".
Fundi i kampionatit 2022/23 po paralajmëronte një rivalitet të fortë në edicionin pasues.
Ashtu edhe ndodhi!
Në ndeshjen direkte ku përsëri Drita "rrëshkiti" në garën për titullin kampion, Ballkani në Suharekë e barazoi rezultatin ndaj tyre në minutën e 96-të, duke mos i lejuar gjilanasit që t'ua marrin pozitën e parë, njofton Klankosova.tv.
Pas atij ballafaqimi, zyrtarët e klubit mysafirë u ankuan se u pritën keq nga suharekasit.
Drejtori i Dritës, Feti Murseli, pretendoi se u sulmuan në hyrjen e zhveshtores.
Ballkani reagoi në faqen e tyre zyrtare, duke mohuar akuzat e rivalëve.
"Nuk i takon një klubi si Drita, që në afekt të emocioneve nga forma se si rodhi ndeshja, zyrtarët e tyre të mundohen të fabrikojnë situata të pa qena. Deklarimi i drejtorit të Dritës, Feti Murselajt për sulm nga zyrtarët tanë, është gënjeshtër", shkruhej në reagimin e klubit nga Suhareka.
Murseli nuk u ndal, ai vazhdonte insistimin se u sulmuan në Suharekë.