Lajmet e fundit

Një trend i ri ka “pushtuar” Instagramin. Njerëzit tashmë po postojnë fotografi sikur kanë rënë me fytyrë në tokë duke zbritur nga jahtet, veturat apo avionët.
Ky trend që veçohet nga “hashtag”-u #fallingstars ka nisur në Rusi dhe po përhapet në të gjithë botën.
Duket se më i përhapur është mes milionerëve rusë, të cilët postojnë imazhe sikur janë rrëzuar nga avioni i tyre privat.