E ftuara e radhës te emisioni Shija e Anës ishte Mira Pogaçi, e cila me profesion është eksperte e ekonomisë.
Ajo foli shumëçka në emision, nga personalja e deri tek biznesi. Sipas saj, shqiptarët po i ndjekin trendet e ekonomisë, por pak me vonesë… ajo poashtu foli dhe për fiozofinë e të bërit biznes, kursimet e tema të tjera.
E kur jemi te ushqimi, dëshira e saj ishte që të gatuante diçka me tartufin. Dëshira e saj u plotësua dhe Ana gatoi për Mirën një pjatë italiane, Rigatoni me salcë tartufi, duke shtuar dhe suxhukun, e cila e transformoi komplet pjatën, dhe Mira e shijoi shumë atë.
Për të kuptuar më tepër klikoni në linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=w3ZPwCOyLls
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.