99.8 për qind të sipërmarrjeve të hapura në Shqipëri e zënë bizneset e vogla dhe të mesme. Shifra del nga INSTAT dhe pasqyron vitin 2022, në një organizim tregu që mbetet i tillë prej vitesh, dukë bërë që ndërmarrjet e mëdha të kenë 0.2 për qind të raportit.
Sipas ecurisë, 82 për qind e të punësuarve janë pjesë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nga 81.6 për qind që ishte ky tregues përgjatë vitit 2021.
Me rritje po ashtu paraqiten edhe shitjet. Rreth 80 për qind e tyre realizohen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, nga 79 për qind që janë realizuar në vitin 2021.
Nga ana tjetër, investimet paraqiten me rënie, krahasuar me vitin paraardhës, pra vitin 2021. Rreth 75.5 për qind e investimeve janë bërë nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 76.4 për qind në vitin 2021.
Të dhënat tregojnë se norma e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është e njëjtë me vendet e Bashkimit Evropian, por ndryshe nga Evropa, përqindja e të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri është 82 për qind, ndërsa në Evropë është 64.4 për qind. /euronews.al
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.