Tregtia në mes të ShBA-së dhe Kinës ka arritur në rekord vitin e kaluar, derisa marrëdhëniet e tyre diplomatike janë përkeqësuar.
Importi dhe eksporti në mes të dy vendeve ka arritur në 690.6 miliardë dollarë në vitin 2022, thonë të dhënat zyrtare, përcjell BBC.
Në ditët e fundit marrëdhëniet Amerikë-Kinë kanë arritur në nivele të ulta pasi që një balonë kineze kaloi mbi ShBA. Pekini zyrtar ka mohuar pretendimet e Washingtonit që ajo ishte përdorur për spiunazh, transmeton KlanKosova.tv.
Dy ekonomitë më të mëdha globale kanë qenë në luftë tregtare që prej vitit 2018.
Të dhënat e reja tregojnë që importi i ShBA-së nga Kina është rritur në 536.8 miliardë dollar në vitin e kaluar, ku tregtarët amerikanë shpenzuan më tepër në të mirat me origjinë kineze, përfshirë lodra dhe telefona mobilë. Në të njëjtën periudhë, ShBA ka eksportuar drejt Kinës 152.8 miliardë dollar, që paraqet rritje.
Rritja e tregtisë në mes të dy vendeve vlerësohet se është rezultat i rritjes së kostos së jetesës.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.