Lajmet e fundit

Koha fluturon në mënyrë të pakthyeshme, por fotografitë e nxjerra vite më parë mbesin përgjithmonë, transmeton Klan Kosova.
Dhe çfarë tregimesh fshihen pas këtyre fotografive?
Kur e zbuloni do të befasoheni:
Dreka në rrokaqiell
Personat që janë në këtë fotografi janë vet punëtorët të cilët e bënë këtë ndërtesë në një lartësi të jashtëzakonshme. Fotografia u realizua për të promovuar qendrën "Rockfeller".
Vajza afgane

Në vitin 1984, fotografi Steve McCurry udhëtoi rreth Afganistanit për të mbledhur materiale për luftën. Në një nga kampet e refugjatëve, një vajzë 12-vjeçare tërhoqi vëmendjen e tij. Fshati i saj ishte nën zjarr dhe shumë anëtarë të familjes së saj u vranë. Në vitin 2002, vajza nga foto u gjet: emri i saj është Sharbat Gula, ajo është e martuar dhe ende jeton në Afganistan.