Lajmet e fundit

Romelu Lukaku mund të largohet nga Everton kësaj vere për të kaluar në radhët e ndonjë skuadre më të madhe.
Kështu thotë agjenti i tij Mino Raiola, pasi belgu është duke kaluar nëpër një kampanjë produktive në Merseyside, duke shënuar 18 herë në 29 ndeshje ne Premier League.
Një numër i klubeve ka shprehur interesim për të nënshkruar me Lukaku, por Raiola ka thënë se një kalim në Juventus është më i munduri, duke treguar se edhe Paris Saint-Germain dhe Real Madrid e duan sulmuesin, transmeton Klan Kosova.