Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të premten në qytetin e Vushtrrisë.
Këtë e kanë konfirmuar për Klan Kosova, burime brenda spitalit, të cilat kanë bërë të ditura se dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetë.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihet se aksidenti ka ndodhur mes dy automjetesh, të cilat po ashtu kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. /Klankosova.tv

●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.