Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes një veture me targa vendore dhe një tjetrës me të huaja, në rrugën “Epopeja e Jezercit” - Ferizaj.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv, nga zëdhënësi i policisë për vendin ku edhe ndodhi ngjarja, Kanun Veseli.
Ai tha se viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të qytetit, e më pas janë liruar.
Veseli mes tjerash bëri të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 14:50.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.