Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamionete, në magjistralen Prishtinë - Pejë konkretisht tek "Kroi i Mbretit".
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, njofton Klankosova.tv
"Patrullat policore dhe ekipi i hetimeve janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin, si dhe per te hetuar shkaqet e aksidentit", tha Hoxha.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.