Lajmet e fundit

Tre persona janë arrestuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike.
L.Gj., 23 vjeçar, nga Pogradeci, B. F., 28 vjeçare, nga Tirana dhe G. P., 33 vjeçarë, nga Korça u prangosën pasi policia gjeti në makinën e dy të parëve 10 kilogramë kanabis në formë çokollate.
Gjatë kontrollit në banesën e G.P. u gjet edhe një armë zjarri e cila u sekuestrua, shkruan abcnews, transmeton Klankosova.tv.
“Finalizohet, pas një hetimi njëmujor të zhvilluar me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Aksi”. Sekuestrohen 10 kg kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.