Lajmet e fundit

Tre persona janë arrestuar dje në Pejë pasi pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur me njëri-tjetrin.
Në raportin e policisë thuhet se gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një armë zjarri e cila është konfiskuar nga njësitë përkatëse policore.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Klankosova.tv