Lajmet e fundit

Xhiroja e kësaj jave në ligat më të mëdha të futbollit evropian do të sjell tre derbi interesant.
Në Premier Ligë, kryendeshja e kësaj jave do të jetë Chelsea - Manchester United, me të parën e cila nuk dëshiron të shkëputet nga gara për kreun e tabelës dhe me Djajtë e Kuq të cilët këtë sezon nuk është se kanë pasur rezultate të mirë.
Këtë javë do të luhet edhe DerbidellaMadonina.
Inter është në formë shumë më të mirë se rivalët lokal, Milan të cilët në ndeshjen e së dielës hyjnë si të dhjetët në tabelë.
E në Spanjë kjo xhiro sjell përballjen e vendit të parë dhe të dytë në tabelë.
Barcelona do të presë në Camp Nou Sevillan në luftë për kryesimin e tabelës, kur këto dyja kanë vetëm një pikë diferencë.