Futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer në paraqitjet e tyre javën e fundit në kampionatin zviceran.
Sipas Sports.ch, tre prej tyre janë përfshirë në 11-shen më të mirë të javës.
Në formacionin të xhiros së 21-të, janë përfshirë Mirlind Kryeziu, Aldon Jashari dhe Kastriot Imeri.
Njëherit këta cilësohet edhe si transferet më të qëlluara të afatit kalimtar dimëror.
Lojtarët shqiptarë njihen për nga numri i madh i tyre në ligen elitare në Zvicër por edhe për paraqitjet fantastike që bëjnë.
Në ndërkohë nga kjo ligë kanë dal shumë yje si: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.