Tre persona tentuan të hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Por, ata ranë ndesh me Policinë e Kosovës, ku më pas janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv.
“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti me veturën e tij dhe me dy pasagjerë kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.