Tre persona janë rrahur mes vete mbrëmë në Prishtinë më 7 shtator, pas një mosmarrëveshjeje që e patën.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar për shërim shtëpiak.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.