Lajmet e fundit

Me fillimin e sezonit të ngrohtë na vjen edhe dëshira për të ndryshuar ngjyrën e flokëve.
E natyrisht që dëshirojmë të kemi ngjyrë më të çelët, veçse ngjyrosja e flokëve sjellë edhe dëmtimin e tyre.
Por ju mund të çelni ngjyrën e flokëve në kushte shtëpie falë tre përbërësve 100% natyralë.
Kamomili
Përveç të qenit një bimë e shkëlqyer, kamomili është një aleat i rëndësishëm kur bëhet fjalë për bukurinë femërore dhe kujdesin e flokëve. Bëni një çaj kamomil të fortë dhe lereni të ftohet. Aplikojeni në të gjithë flokët tuaj dhe lerini të thahen jashtë në diell ose në temperaturë dhome. Kamomili ju ndihmon të hapni ngjyrën e flokëve dhe gjithashtu i ushqen ato. Kjo teknikë duhet përdorur 2-3 herë në javë.
Mjalti
Është i përkryer për të theksuar ngjyrën e flokëve sepse përmban një sasi të vogël peroksid hidrogjeni. Megjithatë, mjalti do të jetë më i efektshëm në qoftë se e holloni me pak ujë ose uthull. Kjo do ta bëjë më të lehtë aplikimin dhe mund ta lani me lehtësi. Pasi ta përzieni mjaltin me uthull ose ujë, aplikojeni në flokë, vendosni një kapuç plastik dhe lëreni të veprojë gjatë gjithë natës. Në mëngjes lani flokët si zakonisht.
Kanella
Kjo erëz aromatike është ideale nëse doni të ndriçoni ngjyrën e errët të flokëve. Lani flokët me balsam flokësh, madje përdoreni edhe pas larjes si zakonisht. Ndërsa flokët janë ende të patharë, aplikoni kanellë pluhur dhe ujë të ngrohtë. Vendosni një kapuç plastik në kokë dhe lëreni përzierjen në aq kohë sa dëshironi. Kanella është një nga mënyrat më të sigurta për të çelur ngjyrën e flokëve