Lajmet e fundit

Marcos Llorente, Dani Ceballos dhe Sergio Reguilon mund të largohen nga Real Madridi këtë verë shkaku i mungesës së minutazhit nën urdhrat e trajnerit Zinedine Zidane, sipas Marca.
Llorente dhe Reguilon luanin shpesh nën menaxhimin e Santiago Solarit, por kjo gjë nuk ka ndodhur edhe pas rikthimit të francezit në stol.
Njësoj edhe Ceballos, i cili e kishte pranuar që me shumë gjasë do të largohej sikur Zidane të mbetej në "Santiago Bernabeu" edhe pas sezonit të kaluar .