Lajmet e fundit

Në ligat më të forta të Europës luajnë edhe sulmuesit më të mirë në botë.
Të shpejtë, të fuqishëm dhe gjithmonë kërkues disa prej tyre kapin shifra marramendëse të shënimit të golave.
Këto vitet e fundit kanë dominuar kryesisht dy emra, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, por ka edhe shumë të tjerë që u rrinë fare pran.
Për momentin në ligat më të forta në Europë, nuk është as Ronaldo as Messi, që prinë me golat por disa nga konkurrentët e tyre për këpucën e artë.
Golshënuesi numër një për momentin në Europë është Edinson Cavani me 18 gola. Ai ndiqet nga Pierre-Emerick Aubameyang me 16, ndërsa i terti është Mauro Icardi me 14.
Në këtë renditje momentale, Messi është i teti me 12 gola, ndërsa Ronaldo ka vetëm 10.