Lajmet e fundit

Tre burrave iu vunë prangat mbrëmjen e së shtunës në Plemetin të Obiliqit.
Policia ka njoftuar se të njëjtit dyshohet se e kanë rrëmbyer, e më pas edhe dhunuar një grua po në këtë fshat, raporton Klan Kosova.
Të tre janë dërguar në mbajtje. Por i biri i njërit nga të arrestuarit mohon të ketë ndodhur ngjarja e trishtë.
Dy nga ta janë arrestuar edhe muaj më parë për të njëjtat akuza, por që më pas ishin liruar.
Ekipi i Klanit ka folur prapa kamerave edhe me nënën dhe vëllain e viktimës që është e moshës rreth të 30-ave.
Të njëjtit besojnë se vajza e tyre nuk është dhunuar nga tre të arrestuarit, por nga bashkëshorti i saj në Lipjan, dhe është detyruar të japë akuzë të rrejshme.
Këto deklarata thanë se i kanë bërë një natë më parë edhe në polici.
Meqë ka pasur lëndime trupore, viktima ka marrë tretman mjekësor. Kurse televizioni mëson se prokuroria ka kërkuar masë paraburgimi për personat e arrestuar. /Klankosova.tv