Lajmet e fundit
Blutë do ta kishin shkarkuar teknikun italian kohë më parë, por pagesat që duhet t'i bëhen stafit të tij, bashkë me zgjedhjen e pasardhësit po ia vazhdojnë status-quonë

Chelsea do t'i duhet të paguajë nëntë nga anëtarët e stafit të Antonio Conte, nëse vendos ta shkarkojë shefin e stolit në fund të edicionit.
Ky fakt, bashkë me besimin se askush s'do të mund të merrte drejtimin e skuadrës në mes të edicionit, e bënë të mundshme mbijetesën e italianit deri këtë sezon.
Ndikim mund të ketë edhe zgjedhja e pasardhësit, ndërsa Maurizio Sarri shihet si mundësi më e lirë krahasuar me Luis Enrique.