John Travolta po e feston ditëlindjen e të birit!
Aktori 67-vjeçar i
Grease zgjodhi Instagramin për të shkruar një dedikim të ëmbël për djalin e tij Ben në ditëlindjen e tij të 11-të.
“Gëzuar ditëlindjen djali im i bukur. Babi të adhuron! ?”, shkroi John, i cili postoi edhe një foto ku pozoi me Benin dhe vajzën e tij Ella, e cila po ashtu shkroi një dedikim të ëmbël për Benin në ditëlindjen e tij.

“Gëzuar ditëlindjen Benjamin! Djali më i ëmbël që njoh. Ti vazhdon të më mësosh aq shumë dhe të ndriçosh jetën tonë. Të dua!❤️??”, ka shkruar Ella në Instagram së bashku me një foto të Benit duke buzëqeshur e pozuar me qenin e tyre.

Në një intervistë të fundit, John kujtoi bisedën emocionale që pati me Benin pasi gruaja e tij, Kelly Preston, vdiq pas një beteje me kancerin.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.