Travis Scott sërish është paditur.
Familja e 14 vjeçarit John Hilgert, i cili fatkeqësisht vdiq në Astroworld mes një rritjeje fatale të turmës, është duke ngritur padi kundër artistit dhe Live Nation, raporton TMZ, transmeton Klankosova.tv.
Padia është ngritur të mërkurën në Hjuston, Teksas dhe pretendon se Travis dhe organizatorët e koncertit nuk arritën të siguronin një mjedis të sigurt për të pranishmit, duke përfshirë mungesën e personelit të sigurisë, barrierat dhe stafin e urgjencës.
Padia thuhet se kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.