Nuk ka asgjë tek mesazhet në Instagramit e Travis Scott.
Në fakt këngëtari nuk ka më as llogari në Instagram.
Duket se Travis e ka fshirë llogarinë në këtë rrjet social për t'ia provuar besnikërinë të dashurës së tij Kylie Jenner.
Kjo vjen pasi Kylie kishte gjetur disa mesazhe në telefonin e Scott të cilat iu kishin dukur shumë miqësore dhe e kishin shtyer të dyshojë se Travis e ka tradhëtuar.
Çifti po kalojnë një periudhë jo të këndshme dhe mbetet të shihet se a do të rregullohen gjërat tërësisht midis tyre.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.