Travis Scott po përpiqet të ndihmojë familjet që humbën më të dashurit e tyre në festivalin “Astroworld”.
Është njoftuar se reperi 30 vjeçar do të paguajë funeralet e tetë fansave që vdiqën pas rrëmujës masive që u krijua në koncertin e tij të premten mbrëma në Teksas, raporton Billboard, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë fundjavës, u raportua se tetë persona kishin vdekur dhe qindra u plagosën pasi audienca u rrit drejt skenës gjatë një prej shfaqjeve të reperit në Astroworld, duke çuar në një rrëmujë në turmë për shkak të panikut masiv.
Disa orë përpara se të shpallej se Travis do të mbulonte shpenzimet e funeralit, u raportua se ai do të siguronte rimbursime të plota për të gjithë të pranishmit në Astroworld.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.