Travis Barker nuk ka kohë për urrejtës.
Në fillim të kësaj jave, bateristi 46-vjeçar i
blink-182 zgjodhi Instagramin për të postuar disa foto të tij duke e shfaqur trupin plotësisht të tatuazhuar teksa pozonte pa këmishë.
Një ngacmues më pas iu drejtua komenteve për t’ia kritikuar tatuazhet.
“Tatuazhet duken vërtet qesharake, Travis. Kur të plakesh, do të pendohesh”, ka shkruar ai.
Travis më pas vendosi t’i përgjigjej për të mbrojtur tatuazhet e tij.
“Kur të plakem, me siguri do të shoqërohem me tipa më të vjetër me tatuazhe dhe në përgjithësi do të dukem fantastik. Çfarë do të bësh ti kur do të dukesh si çdo i moshuar tjetër?", shkroi Travis.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.