Lajmet e fundit

Portieri i Paris Saint-Germain, Kevin Trapp, mendon se do të ishte e veçantë që ai ta kishte Gianluigi Buffon-in bashkëlojtar te kampioni francez.
Buffon është lidhur me një kalim te PSG pasi që u largua nga Juventus pas 16 vjetësh.
“Duhet ta them, ka shumë spekulime për portierë të ndryshëm që do t’i bashkohen PSG-së”, ka thënë Trapp.
“Nëse të gjithë ata do të vinin, do t’i kishim 15 portierë deri atëherë”.
“Për mua si portier, Gigi sigurisht që është një legjendë. Ajo që ai e ka bërë viteve të fundit në atë moshë, në atë nivel, është e mrekullueshme”.
“Po ta kishin shansit që të punonit me një portier të tillë, do të ishte diçka speciale”.
“Se a ndodh, nuk e di, por do të ishte interesante që të stërvitësh bashkë me një portier të itllë”.