Lajmet e fundit
Ish trajneri i Milanit dhe përfaqësueses italiane beson se sulmuesi suedez ende ka shumë për të ofruar dhe mendon se nënshkrimi i tij me rosonerët do t’i ndihmonte shumë.

Giovani Trapattoni thotë se Zlatan Ibrahimovic është ende një lojtar i klasit botëror dhe insisiton se Milan duhet të nënshkruajë me të.
Sulmuesi 33 vjeçar është i lidhur me një rikthim tek rosonerët, derisa ata vazhdojnë të investojnë në krijimin e një skuadrë të fuqishme, pasi sezonin e shkuar e mbyllën në vendin e dhjetë në tabelë.
Megjithë blerjet e Carlos Bacca dhe Luiz Adriano, Milan është duke vazhduar të kërkojë forcimin e radhëve në sulm dhe Trapattoni mendon se Ibra do të ishte i duhuri.
“Unë s’dyshoj lojtarët 34 vjeçarë”.
“Ibrahimovic është lojtar i klasit botëror, kampion i lindur dhe me personalitet. Ai ka karakter unik dhe duhet që trajnerët të punojnë me të”.
“Milan ka nevojë edhe për mbrojtës, por jo nëse çmimi i tij është astronomik, si ai për Romagnoli”.