Një transportues mallrash, ka shprehur shqetësimin e tij për pritjet e gjata në pikën kufitare të Merdares.
Sipas tij, të gjitha kamionët futen në kontroll, duke krijuar tollovi të madhe dhe vonesa të panevojshme, përfshirë edhe ata që transportojnë mallra për në Shqipëri.
Nga pamjet e dërguara nga lexuesi, në redaksinë e Klankosova.tv, shihet poashtu një kolonë e gjatë pritjesh të kamionave.
Ai thekson se doganierët në Merdarë nuk janë fajtorë për këtë situatë, por se problemi qëndron tek sistemi i organizimit nga ana e qeverisë.
Sipas tij, kontrollet mund të shpërndahen edhe në doganat e Pejës, Prizrenit, Prishtinës dhe Ferizajt, ku gjithashtu ka doganierë të cilët mund të kryejnë këto procedura./Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=5WST3cUjDWc
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.