Transplantimi i fekaleve zvogëloi në mënyrë drastike simptomat e autizmit tek fëmijët, sipas hulumtimeve të reja.
Simptomet pothuajse janë përgjysmuar në 18 fëmijë të trajtuar me këtë teknikë - e njohur mjekësisht si terapi transferimi microbiota.
Studimi bazohet në teorinë se gjendja neurologjike mund të jetë e rrënjosur në zorrë, jo në tru.
Dy vjet pas transplantimit, fëmijët panë një ulje afërsisht 45 për qind të problemeve me gjuhën, ndërveprimin shoqëror dhe sjelljen.
Rosa Krajmalnik-Brown, një mikrobiologe në Universitetin Shtetëror të Arizonës, tha se po gjejnë një lidhje shumë të fortë mes mikrobeve që jetojnë në zorrë dhe sinjaleve që udhëtojnë në tru.
Hulumtimet e fundit sugjerojnë që bakteret tona të zorrëve, ose 'mikrobiomi', ndikojnë në komunikimin ndërmjet qelizave të trurit dhe shëndetit të përgjithshëm neurologjik.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.