Gongbang që në përkthim i bie "Transmetim i Të Mësuarit" është një lloj i video-ve në YouTube ku njerëzit e filmojnë veten teksa studiojnë, apo teksa mësojnë për një lëndë të caktuar mësimore.
Këto video janë bërë aq interesante, saqë disa prej tyre i kanë miliona vizitorë në disa prej tyre.
Njerëzit që i krijojnë dhe i shikojnë këto video, thonë se iu ndihmojnë që ta mbajnë fokusin dhe që t'i kalojnë provimet.
Njëri prej praktikuesve të kësaj metode, që nofkën në YouTube e ka "Njeriu i Ulur Pranë Meje", thotë që kur dikush mëson vet, atëherë ndjehet vetëm, porse përmes këtyre video-ve reduktohet vetmia në të mësuar.
Ai i ka 20 mijë ndjekës në YouTube, dhe e transmeton veten duke mësuar për 3-4 orë, apo varet se sa i duhet për të mësuar.
https://www.youtube.com/watch?v=029vn_OLr7k
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.