Lajmet e fundit

Një burrë transversit, ka folur se sa është tronditur kur e ka kuptuar se është shtatzënë, pas pothuaj një dekade që kur e ka filluar procesin e ndërrimit të gjinisë.
29 vjeçari Kayden Coleman, kishte filluar të ndjente dhimbje të mëdha shpinë një ditë, e më pas i kishte kërkuar të dashurit të tij që t’i bënte një masazh.
“Më ishte fryrë barku, dhe ndjehesha sikur të kisha një jastëk poshtë stomakut. Si me shaka thashë se do të bëj një test shtatzënie, por surpriza ishte e madhe. Doli pozitiv”, ka thënë Kayden, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ai thotë se s’e vërejti se është shtatzënë, për shkak se në kohën kur kishte mbetur me barrë po merrte hormone mashkullore se ishte në procesin e ndërrimit të gjinisë, dhe nuk kishte pasur cikël menstrual.
Kayden thotë se në fillim vështirësitë që solli lindja e fëmijës ishin të mëdha, por se tani ai dhe i dashuri i saj Eliah, janë prindër të mrekullueshëm.