Lajmet e fundit

Derisa ende ekzistojnë shumë beteja për t'u fituar komuniteti LGBT ka pasur shumë fitore dhe “humbje” në vitet e fundit.
Një çast vendimtar për të drejtat e homoseksualëve në mbarë botën ishte kur Gjykata e Lartë e SHBA mbështeti vendimin për të legalizuar martesat mes homoseksualëve në qershor të këtij viti.
Të qenit transgjinor është gjithashtu një çështje e cila ka nxitur shumë debate dhe reagime në shoqëri e shkas për këtë më së shumti ishte Caitlyn Jenner dhe roli i Sophia në “Orange is the New Black” luajtur nga Laverne Cox.
Fakti që nuk ka një përemër njejës neutral në gjuhën angleze e bën të vështirë në vitin 2015 për të përcjellë kompleksitetin e identitetit . Por një hyrje e re në Dictionary.com po dëshmon se gjuha evoluon.
“MX” është përmendur që nga viti 1970 , por ka parë një rigjallërim të vonë , që reflektohet me hyrjen e saj në fjalor internet të martën.Sipas “Time”, “M” është nga prefikset tradicionale “MR” (Zotëri) dhe “MISS” (Zonjë) ndërsa “X” nënkupton diçla të panjohur.
Nëse jeni trasngjinor ose thjesht nuk e ndjeni nevojën të përcaktoni gjininë tuaj, Mx është shprehja më e mirë për këtë, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për Time, sociolinguistit dhe redaktor i Dictionary.com Ben Zimmer ka thënë se nevoja për një prefiks gjinor neutral duket të jetë diçka e nevojshme.
“Ne jemi duke filluar të shohim një ndryshim të vërtetë kulturor , në të cilën njerëzit janë duke folur më hapur në lidhje me gjininë. Ju keni bisedë të vazhdueshme rreth gjinisë në sytë e publikut” ka përfunduar ai.